MINI TITRUESI PËR MATJEN E pH TE VERËS HI84502
HI84502 është I thjeshtë , I shpejtë dhe një titullues tepër I saktë I dizenjuar për të matur pH dhe aciditetin e verës.Ky mini titrues përdor një metodë të paraprogramuar, të specializuar falë elektrodave që ka për të dhënë pikërisht matje të sakta pH dhe aciditeti.
- Një set I plotë për përcaktimin e aciditetit
- Teste të shpejta dhe të sakta
- Perfekte për biznese të vogla apo të medha
Detaje
Aciditeti ndodh natyrshëm gjatë rritjes së rrushit dhe gjatë procesit të fermentimit. Verërat kanë nivele të ulta aciditeti kur prodhohen në sezonin e vapës ose kur rrushi është rritur në vende të ngrohta. Në fakt aciditeti në sasi të duhura është I preferuar në shijen e verës.Acidet dominante të verës janë 3 tartarik, malik, citric. Acidi tartarik është acidi kryesor tek rrushi dhe I jep verës një shije të vecantë karakteristike dhe tipik për verat e vjetra. Një sasi e moderuar acidi vjen dhe nga acidi malik, I cili I jep shijen e ngjashme të frutit dhe një sasi më e vogël vjen nga acidi citric. Vera gjithashtu përmban dhe acide të tjera në formë gjurme ku më pak I dëshirueshmi është acidi acetic, I cili I jep verës një shije të ngjashme si uthulla.Aciditeti total ‘titratable’ nënkupton acidet e qëndrueshme dhe ato volatile. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aciditeti total shpreh vlerën e acidit tartarik dhe pse edhe acidet e tjera janë matur. Aciditeti total ndikon tek ngjyra e verës, tek shija dhe tek balanca e ëmbëlsisë apo hithtësisë së verës për balancën perfekte. Shumë aciditet e bën verën të fortë dhe të rëndë, pak aciditet e bën atë pa një shije të plotë, pra është ajo balanca që duhet për një verë perfekte në shije. Përshembull një rast I ruajtjes së balancës mund të jetë dhe një vërë shumë e ëmbël e cila ka nevojë për më shumë aciditet .
ELEKTRODA SPECIFIKE PËR MATJEN E pH
HI84502 është I pajisur gjithashtu me elektrodën për matjen e pH HI1048B , e realizuar sipas teknologjisë CPS për parandalimin e bllokimit te sensoreve, detektorëve.
Elektrodat normale mund të bllokohen shpejt sidomos kur realizojnë matje në verërat që kanë shume mbetje të ngurta; kjo nuk ndodh me elektrodën HI1048B, me një design modern qelqi dhe më një kokë matëse e cila sigurohet te kontrolloj matjet në mënyrë precize në një moster elektrolite pa patur bllokime, cilësitë hidrofobike të detektuesit PTFE e ndihmojë instrumentin të realizoj matje të sakta dhe të shpejta.
POMPA E TIPIT ‘PISTON DRIVEN DOSING PUMP’
Qendra e HI84502 është pikërisht kjo pompë. Ky sistem përdor një motor ku cdo sasi e shtuar është e kontrolluar në mënyrën më precize. Byreta e tij kontrollohet në mënyrë të tillë që sasia e titulluesit të caktohet automatikisht bazuar në atë të mëparshmen. Kjo mënyrë e organizimit lejon që të kryhen më shumë matje, më shpejt derisa të arrihet pika e titullimit.
PËRZJERSI AUTOMATIK
Ky përzjerës mbahet zakonisht në shpejtësinë prej 600 rpm, mund të ndryshoj vetëm nga viskoziteti I tretësirës që është duke u titulluar.
INTERFACE – TEPËR E LEHTË PËR TÚ PËRDORUR
HI84502 ka një ndërtim të lehtë dhe në përdorimin e tij.Ai vjen me një ekran të qartë dhe të lehtë për tu përdorur. Në castin që ju e ndizni për herë të parë ai ka nje sistem ‘tutorial’ për t’ju mësuar ju hap pas hapi cdo proces. Instrumenti gjithashtu përmban butonin ‘help’ që do t’ju vijë ju në ndihmë gjatë procesit të kalibrimit dhe titullimit.
LAJMËRIMET
Përdoruesit do të lajmërohen nëse ka gabime në procedura gjatë realizimit të titullimit.
MËNYRA GRAFIKE
Ky titullues I vogël do të mund të përkthej të dhënat menjëherë në një grafik per titullimin e realizuar.
LOG-ON-DEMAND
HI845502 ju lejon të vendosni të dhëna për gati 400 mostra prej të cilave 200 do të jenë për rezultate rreth titullimit dhe 200 të tjera për pH. Të dhënat mund të ruhen dhe të eksportohen në një USB dhe mund t’I kaloni fare thjeshtë në kompjuterin tuaj.
pH METRI
Jo vetëm një matës automatik I titullimit, por HI84502 mund të përdoret si një matës I mirë I pH.Si një pH metër ai ka një sistem kalibrimi automatik më rezultate tepër të sakta +,- 0.01 pH, gjithashtu realizon dhe automatizimin e temperaturës.
CAL CHECK
Saktësia është ajo cfarë Hanna përpiqet fortë të siguroj, dhe kjo realizohet me anë të opsionit cal check, I cili analizon përgjigjen e elektrodave në procesin e kalibrimit, bazuar në këto përgjigje indikatorët shfaqen në ekran për t’ju udhëzuar për problemet që mund të shfaqen nga kontaminimi I buferit, elektrodës që thyhet apo kontaminohet etj. Ky sistem nuk siguron vetëm një matje të saktë të pH por dhe të titullimit për përcaktimin e aciditetit.
Specifikimet
sku |
HI84502-02 |
Range |
Low Range: 0.1 deri në 5.0 g/L acid tartarik High Range: 4.0 deri në 25.0 g/L acid tartarik |
Rezolucion |
0.1 g/L (ppt) |
Saktesia (@25ºC/77ºF) |
3% e leximeve ose ±0.1 g/L, |
Vellimi i mostres |
Low Range: 10 mL |
Metoda |
Titullimi i acidit |
Principi |
Një , dy ose tre pika kalibrimi dhe 4 bufera (4.01,7.01,8.20,10.01) |
Shpejtesia e pompes |
10 mL/min |
Shpejtesia e perzierjes |
600 rpm |
pH Range |
-2.0 ne 16.0 pH; -2.00 ne 16.00 pH |
pH Resolution |
0.1 pH / 0.01 pH |
pH Accuracy (@25ºC/77ºF) |
±0.01 pH |
Kalibrimi i pH |
Një , dy ose tre pika kalibrimii dhe 4 bufera (4.01,7.01,8.20,10.01) |
Kompensimi i temperatures |
manual ose automatik |
mV Range |
-2000.0 ne 2000.0 mV |
mV Resolution |
0.1 mV |
Saktesia mV (@25ºC/77ºF) |
±1.0 mV |
Temperatura |
-20 deri në 120 gradë celcius; |
Resolucioni i temperatures |
0.1°C; 0.1°F; 0.1K |
Saktesia e temperatures (@25ºC/77ºF) |
±0.4°C; ±0.8°F; ±0.4 K |
Të dhëna hyrëse |
Më shumë se 400 ( 200 titrations, 200 pH/mV readings) |
Elektroda |
HI1048B qelq (ORP electrode ) me nje lidhje BNC dhe 1 m (3.3’) kabull |
Sonda e temperatures |
HI7662-T stainless |
Mjedisi |
0 ne 50°C (32 deri ne 122°F); RH max 95% non-condensing |
Paisje per ndezjen |
12 VDC adapter |
Dimensionet |
235 x 200 x 150 mm (9.2 x 7.9 x 5.9”) |
Pesha |
1.9 kg (67.0 oz.) |
Informacion* |
HI84502-02 vjen me elektrodën HI1048B pH , HI7662-T sensorin e temperaturës ,HI7082 solucionin mbushës të elektrodës (30 mL), HI84502-50 (230mL) solucionin titullues ,HI84502-55 kalibruesin (120 mL), 100 mL enë kimike qelqi (2), valvulë për pompën, 5 mL shiringë, 1 mL pipetë plastike, set tubash (aspiration tube with titrant bottle cap and dispensing tube ëith tip), përzierës, solucion pastrues për depozitën e verës (2), solucion pastrues për njollat e verës (2), 12 VDC adapter dhe manualin udhëzues. |
Garancia |
2 vite |