Testues pH për Lëkurën & Skalpin e kokës - HI981037
Çmimi më i ulët në 30 ditët e fundit: 129,00 EUR (14.190,00 Lekë)
Karakteristikat më të mira për testim më të mirë
Një tregues i qendrueshmërisë në ekran siguron nivelin më të lartë të besimit në rezultatet tuaja. Funksioni i përzgjedhshëm i fikjes automatike zgjat jetën e baterisë për qetësi dhe kursim të energjisë nëse njehsori lihet aksidentalisht i ndezur.
Madhësia sa xhepi
Madhësia kompakte e bën testuesin e pH të lëkurës dhe skalpit të kokës HI981037 ideal për testimin në lëvizje. Një ekran i madh LCD ofron lexime nga çdo kënd.
Jeta e gjatë e baterisë
Bateria e përfshirë CR2032 Li-ion siguron deri në 1000 orë përdorim të vazhdueshëm. Ikona e baterisë do të pulsojë për t'ju bërë të ditur se është koha për të ndryshuar baterinë në mënyrë që të mos humbisni kurrë një matje.
Matjet tuaja kërkojnë vëmendje të detajuar; kështu duhet edhe për elektrodën tuaj. Testuesi i pH të lëkurës dhe skalpit të kokës HI981037 përmban një sondë të integruar që është projektuar me kujdes për matjen e pH-it të lëkurës dhe skalpit të kokës.
Kryqëzimi i hapur
Dizajni i kryqëzimit të hapur redukton bllokimin e elektrodës nga mbetjet dhe proteinat e lëkurës, në mënyrë që matjet të jenë të qendrueshme.
Majë xhami e sheshtë
Një elektrodë me majë të sheshtë lejon matjen e drejtpërdrejtë të pH të një sipërfaqeje.
Trup prej qelqi
Një trup qelqi është i lehtë për t'u pastruar, është kimikisht rezistent dhe i shpejtë për të arritur ekuilibrin termik për një matje më të shpejtë dhe më të qendrueshme.
Ne besojmë se blerja e një testuesi duhet të jetë e thjeshtë. Testuesi juaj i pH të lëkurës dhe skaplit të kokës është i pajisur me gjithçka që ju nevojitet për testim të suksesshëm.
Tretësirë pastruese për yndyrën e kokës (1),
Tretësirë pastruese dhe dezinfektuese për mbetjet e lëkurës (1)
Testuesi juaj për pH e lëkurës dhe skalpit të kokës vjen me tretësirë pastruese që është projektuar për të mbajtur elektrodën tuaj të pastër nga yndyrat dhe mbeturinat që gjenden në lëkurë. Ky kombinim i përqendruar i detergjenteve pastron matësin tuaj shpejt dhe në mënyrë efektive në mënyrë që njehsori juaj të qëndrojë në gjendjen optimale.
Bufer në trajtë bustine pH 4 dhe 7
Gjatë kryerjes së një kalibrimi të pH, është e rëndësishme që të përdoren buferët e duhur. Ne përfshijmë disa sasi buferash në paketim. Bustinat përdoren vetëm një herë, kështu që ju përdorni bufer të freskët sa herë që kalibroni.
Tretësira ruajtëse
Ruajtja e duhur e elektrodës suaj do të sigurojë matje të besueshme dhe jetëgjatësi të gjatë të elektrodës. Tretësita jonë ruajtëse është e formuluar posaçërisht për të mbajtur xhamin e elektrodës të hidratuar duke minimizuar rritjen organike.
Specifikimet
SKU |
HI981037 |
pH Intervali |
0.00 në 12.00 pH |
pH Rezolucioni |
0.01 pH |
pH Saktësia (@25°C/77°F) |
±0.05 pH |
pH Klaibrimi |
Automatik, një ose dy pika |
Kompensimi i temperaturës |
Automatik, 0 në 50 °C |
Fikja automatike |
8 minuta, 60 minuta, ose mund të caktivizohet |
Lloji i baterisë/Jetëgjatësia |
CR2032 Li-ion / Afërsisht 800 orë përdorim i vazhdueshëm |
Mjedisi |
0 në 50 °C (32 në 122 °F); RH 95% max |
Dimensionet |
51 x 124 x 21 mm (2.0 x 4.9 x 0.9“) |
Pesha |
48 g (1.7 oz.) |
Ordering Information |
Çdo HI981037 furnizohet me bustina buferike pH 4,01 (2), një bustinë me tretësirë pH 7,01 (2), një bustinë me tretësirën pastruese dhe dezinfektuese për mbetjet e lëkurës, një bustinë me tretësirë për pastrimin e elektrodave nga yndyrat e lëkurës, solucion për ruajtjen e elektrodës (13 mL), Bateri Li-jon 3V CR2032, certifikata e cilësisë dhe manuali i udhëzimeve. |
Garancia |
1 vit |