SKU
HI96737-11
Standard për përcaktimin e Argjendit (CAL Check™) - HI96737-11
In stock
Standardet e argjendit HI96737-11 (CAL Check™) ofrojnë një zgjidhje të thjeshtë për kalibrimin dhe validimin e fotometrit portativ HI96737. Ky grup standardesh me cilësi të lartë është prodhuar në fabrikën tonë më të avancuar dhe është i pajisur me një certifikatë analize. Certifikata e analizës ka të shënuar numrin e lotit, vlerat e referencës dhe datën e skadencës për gjurmueshmërinë kur certifikon fotometrin HI96737.
- I pajisur me Certifikatë Analize
- Vlera standarde prej 0,500 ± 0,010 mg/L argjend @ 25°C
- I ripërdorshëm për një kohë të gjatë
HI96737-11 është një grup standardesh kalibrues me cilësi të lartë që i lejon përdoruesit të validojnë dhe kalibrojnë fotometrin portativ HI96737 që ka një interval përcaktimi të argjendit 0,000 deri në 1,000 mg/L (ppm). HI96737-11 përfshin një kyvetë të mbyllur "A" për zerimin e njehsorit dhe një kyvetë "B" që përdoret për të validuar ose kalibruar. Leximi i pritur nga standardi "B" është 0,500 ± 0,010 mg/L argjend @ 25°C. Seti i kalibrimit prodhohet në fabrikën tonë të prodhimit duke përdorur kimikate të pastra.
I pajisur me Cerifikatën e Analizës
- Numri i lot-it
- Data e skadencës
- Vlera standarde @ 25°C
- Numri i referencës NIST
Të pajisur me kontejnerë magazinimi
- I mbron nga thyerja aksidentale
Validimi dhe kalibrimi i fotometrit portativ HI96737 është i shpejtë dhe i lehtë me standardet CAL Check™ HI96737-11.