Nitratet Low Range tek ujërat e kripur Checker® HC - HI781
Merrni rezultate shumë të sakta me Kolorimetrin e Nitrateve HI781. Me një lexim dixhital, nuk ka më vështirësi për të përcaktuar ngjyrat vizualisht. Dizajni kompakt i këtij testuesi të nitratit përshtatet në xhepin tuaj ose ruhet lehtësisht në dyqanin tuaj.
- Më i lehtë për t'u përdorur dhe më i saktë se kitet kimike.
- Funksionimi me një buton e bën të thjeshtë marrjen e rezultateve tuaja të nitrateve.
- I shkëlqyeshëm për akuariume me ujë të kripur.
HI781 Checker®HC (Kolorimetër dore) është një mënyrë e thjeshtë, e saktë dhe me kosto efektive për të matur nitratin në akuariumin tuaj me ujë të kripur. Nitrati është një nënprodukt i ciklit të Azotit. Sasitë e tepërta të nitrateve në një akuarium mund të nxisin rritjen e organizmave të padëshiruar, duke përfshirë algat dhe dinoflagelatet, ndërsa sasitë e pamjaftueshme mund ti bëjnë koralet që të shfaqin probleme duke përfshirë humbjen e ngjyrës dhe zbehjen. HI781 Nitrate Checker HC është një kolorimetër dore që përdor parimin e Lambert Beer-it për të përcaktuar përqendrimin e nitrateve në mënyrë kolorimetrike. HI781 është projektuar posaçërisht për të matur nivelet e ulëta të nitrateve në një akuarium me ujë të kripur.
Karakteristikat:
- Për përdorim me mostrat e ujit të kripur.
- Më i saktë se kitet kimike.
- I dedikuar ndaj një parametri të vetëm.
- Madhësi e vogël, komoditet i madh.
- Nuk ka gabime me një lexim dixhital.
- Ideale për akuariume dhe aplikime të biologjisë detare.
Specifikimet
Specifikime | HI781 |
Intervali | 0.00 në 5.00 ppm (mg/L) NO₃- |
Rezolucioni | 0.01 ppm |
Saktësia @ 25°C/77°F | ±0.25 ppm ±2% e leximit |
Burimi i dritës | LED @ 525 nm |
Detektori i dritës | fotocelulë silikoni |
Metoda | metoda e reduktimit të zinkut |
Auto-off | pas dhjetë minutash mos përdorim |
Mjedisi | 0 në 50°C (32 to 122°F); RH max 95% |
Lloji i baterisë | (1) 1.5V AAA |
Informacion për porosi | HI781 Checker HC furnizohet me kyveta për msotrat dhe kapakët e tyre(2), bustina me reagentë (reagentë për 25 teste), shiringë 10 ml, shiringë 5 ml me majë, shishe përzierëse me kapak, bateri dhe udhëzime. |
Aksesorë | HI781-25 Set reagentësh për 25 teste HI781-11 Set kalibrimi |