Transmetues pH dhe EC ( galvanic isolated output)
Seria HI98143 është projektuar posaçërisht për matjet në distancë të gjatë të pH-së dhe Përçueshmërisë Elektrike në aplikimet industriale. Mund të jetë ose panel ose e montuar në mur.
- Katër modele.
- Kompetensimi automatik i temperaturës.
- I përputhshëm me PC.
Lidhje direkte
Lidhja direkte e sondave me transmetuesin siguron një lidhje elektrike pozitive pa humbje të sinjalit. Ky transmetues është ideal për aplikimet e kontrollit të procesit në distancë.
Sinjalet output
Katër modele, duke transmetuar sinjalin 0-1 V, 0-4 V ose 4-20 mA .Sinjalet dalëse janë proporcionale me sinjalet hyrëse por të pavarura nga ndryshimet në ngarkesë.
Kompensim automatik i temperaturës
Kompensimi për efektet e temperaturës për matjet e EC-së kryhet nga qarku i Kompensimit automatik të temperaturës së transmetuesve.
Lidhja
Transmetuesi mund të lidhet me çdo kontrollues pH ose përçueshmërie, regjistrues, PC ose çdo pajisje të vëzhgimit të të dhënave që pranon 0 deri në 1 V, 0 deri në 4 V ose 4 deri në 20 mA .
Friendly design
Lidhësit e sondave, furnizimi me energji elektrike, kontaktet janë të lehtë për t'u arritur direkt në panelin e përparmë
Përdorim i shumanshëm
Për aplikimet në linjë, elektroda e rekomanduar pH është HI1001 ndërsa sonda e përçueshmërisë është HI3001. HI1001 është një elektrodë e kombinuar e bashkimit të dyfishtë të pH me BNC dhe kabllo 3m; HI3001 është një sondë përçueshmërie me 4 unaza me sensor platini.