SKU
HI762

Checker® HC për klorin e lirë Ultra Low Range - HI762

67,00 € 7.370,00 Lekë

Çmimi më i ulët në 30 ditët e fundit: 67,00 EUR (7.370,00 Lekë)

In stock

Checker® i Hannë-s për klorin e lirë Ultra Low Range është një matës më i avancuar në krahasim me kitet e testimit kimik dhe më pak i avancuar në krahasim me instrumentat profesionale. Kitet kimike kanë saktësi dhe rezolucion të kufizuar pasi ato mbështeten në syrin e njeriut për të dalluar ndryshimet në ngjyra. Instrumentet profesionale përfshijnë një burim drite të tillë si një llambë LED ose tungsten me një filtër dhe një detektor me sensor dritë për të përcaktuar me saktësi përqendrimin e joneve. Instrumentet profesionale ofrojnë rezolucion dhe saktësi më të madhe, por mund të kushtojnë qindra dollarë. Ky instrument përdor një dritë LED me gjatësi vale fikse dhe detektor fotografik silikoni për të ofruar saktësinë e instrumenteve profesionale me çmimin e përballueshëm të një kiti kimik.

HI762 Checker®HC (Kolorimetër dore) ofron një mënyrë të thjeshtë, të saktë dhe me kosto efektive për të matur klorin e lirë. Klori është një dezinfektues që përdoret në ujin komunal si dhe tek pajisjet në industrinë ushqimore. Megjithëse është i dobishëm në shkatërrimin e patogjenëve, nivelet më të mëdha se 4 pjesë për milion (ppm) janë të dëmshme për njerëzit dhe për këtë arsye duhet të monitorohen. I projektuar si një alternativë më e saktë ndaj kiteve kimike, HI762 ofron rezultate të shpejta dhe të sakta në katër hapa të thjeshtë:

 

 

Katakteristikat

  • I lehtë në përdorim dhe më i saktë se kitet kimike
  • I dedikuar ndaj një parametri të vetëm
  • Madhësi e vogël, komoditet i madh
  • Ideal për të përcaktuar cilësinë e ujit, në proceset industriale, Pishina dhe Spa

 

Specifikimet

 

Intervali

0 në 500 ppb

 

Rezolucioni

1 ppb

 

Saktësia

±20 ppb ±4% e leximit 

 

Metoda

përshtatja e metodës USEPA 330.5, metoda DPD

 

Lloji i baterisë

1.5V AAA / 10,000 orë përdorim i vazhdueshëm

 

Mjedisi

0 në 50°C (32 nv 122°F); RH max 95% 

 

Fikja automatike

pas 10 minutash mos përdorimi

 

Burimi i dritës me në fotometër/kolorimetër

LED @ 610 nm

 

Detektor i dritës fotometër/kolorimetër

fotocelulë silikoni

 

Dimensionet

86.0 x 61.0 x 37.5 mm (3.4 x 2.4 x 1.5”)

 

Pesha

 64 g(2.3 oz)  

Informacione për porosi

HI762 Checker® furnizohet me (2) kyveta mostrash me kapak, bustina me reagentë për klorin e lirë ULR për 6 teste (6 bustina reagentësh pluhur), bateri dhe udhëzime. 

 
Të gjitha çmimet janë të përjashtuar nga TVSH dhe pa kosto transporti, përveç nëse përcaktohet ndryshe. Hanna Instruments Albania Sh.p.k. — Rr. Frosina Plaku, Pallati 21, Ap. 1 — 1023 Tirana — TVSH M11621034H ©2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara