Elektroda selektive e joneve të kombinuara flourur (ISE) - HI4110
Çmimi më i ulët në 30 ditët e fundit: 938,00 EUR (103.180,00 Lekë)
HI4110 është një elektrodë jono-selektive (ISE) për përcaktimin e joneve flourur (F-) në tretësirë. Membrana e përbërë nga floururi i lantanit mund të shkaktoj një ndryshim potenciali si pasojë e shkëmbimit të joneve të flourit midis membranës dhe mostrës. Elementët ndijues të brendshëm janë të vendosur brenda një trupi të qendrueshëm, i cili përbëhet nga një përzierje e polieterimidit (PEI) dhe epoksidit. H14110 përdoret në shumë aplikime në trajtimin e ujit të pijshëm, monitorimin e mjedisit dhe në banjot e electro-plating.
- Sensor në gjendje të ngurtë
- Dizajn specifik konik
- Përcaktimi nga 0.02 mg/L deri në përqendrim të mbingopur të F-
Elektroda selektive e joneve flourur është një celulë e plotë potenciometrike që përmban si elektrodë referuese elektrodën e Argjend/Klorur argjendit të vendosur brenda një trupi PEI/epoksid me elektrolitin nitrat kaliumi/klorur kaliumi. Elementët e brendshëm janë të izoluar nga mostra nga një membranë kristali të floururit të lantanit.
ISE-të në gjendje të ngurtë të Hannës janë të projektuara me një stil konik të kryqëzuar. Gjeometria konike e kryqëzuar në fund të sensorit prodhon një potencial referimi të qëndrueshëm dhe me shpejtësi të njëtrajtshme të rrjedhjes së elektrolitit në tretësirë. Një shtypje e thjeshtë e pjesës së sipërme të ISE e bën të lehtë zbrazjen e tretësirës mbushëse të elektrolitit dhe zëvendësimin kur është e nevojshme. Në mënyrë që HI4110 të përcaktoj me saktësi përqendrimin total të joneve flourur është e rëndësishme që vlera e pH-it dhe e fortësisë jonike të standardeve dhe mostrës të qëndrojnë në vlerë konstante. Buferi rregullues i fortësisë jonike totale (TISAB) siguron që tretësira të jetë midis vlerës 5-8 dhe që koeficienti i aktivitetit të jetë konstant. Buferi TISAB gjithashtu kompleksohet lehtë me jonet e metaleve, si aluminin dhe hekurin, të cilët formojnë komplekse me jonet flourur. TISAB gjithashtu siguron që këto metale të mos interferojnë, duke lejuar matjen e saktë të flourit total. Përcaktimi i të gjitha matjeve me një pH dhe fortësi jonike konstante minimizon gabimet. Elektroda jono-selektive e joneve flourur në gjendje të ngurtë mund të masë në intervalin 1µM (0.02 mg/L) deri në përqendrimin e mbingopur të F-.
Tabela e konvertimit për F-
Shumëzuesi | |
mole/L (M) në ppm (mg/L) | 1.900 x 104 |
ppm (mg/L) në M (mole/L) | 5.263 x 10-5 |
Veçoritë:
Zëvendësimi i moduleve të ndjeshmërisë
-
Elektrodat jono-selektive të kombinuara janë elektroda që përcaktojnë përqendrimin e joneve të lira në tretësirë. Membrana ndijuese e kristalit të floururit të lantanit është e zëvendësueshme dhe e lehtë për t’u vendosur në trupin e sensorit.
Trupi i qëndrueshëm PEI
-
Trupi i sondës është i përbërë nga një përzierje e polieterimidit (PEI) dhe epoksidit.
Lidhja BNC
-
HI4110 ka një lidhës universal BNC që siguron një lidhje të lehtë me çdo matës që ka një portë hyrëse BNC.
Teoria e funksionimit
Sensori i elektrodës në gjendje të ngurtë prodhon një voltazh për shkak të shkëmbimit të joneve midis tretësirës dhe membranës inorganike. Një ekuilibër vendoset si pasojë e tretshmërisë së limituar të materialit të membranës në mostër. Kur forca jonike e tretësirës fiksohet me shtimin e rregulluesit të fortësisë jonike, voltazhi është proporcional me përqendrimin e joneve të lira në tretësirë.
Specifikimet:
Specifikime: | Detaje |
---|---|
SKU | HI4110 |
Lloji | Në gjendje të ngurtë |
Intervali optimal i pH | 5 në 8 |
Intervali i temperaturës | 0 në 80°C |
Diametri | 12 mm |
Gjatësia | 120 mm |
Materiali i sondës | PEI/epoksid |
Kabulli | 1 m koaksial |
Aplikime | Përcaktimi i flourit të lirë në ujin e pijshëm,pije freskuese, verë, bimë, banja elektrolize dhe ushqime. |
Lidhja | BNC |