SKU
HI4102

Elektroda selektive e joneve të kombinuara bromur (ISE) - HI4102

907,00 € 99.770,00 Lekë

Çmimi më i ulët në 30 ditët e fundit: 907,00 EUR (99.770,00 Lekë)

In stock

HI4102 është një elektrodë jono-selektive (ISE) për përcaktimin e joneve bromur në tretësirë. Përbërja e brendshme e bromurit të argjendit mund të shkaktoj një ndryshim potenciali, si pasojë e shkëmbimit të joneve përmes membranës dhe mostrës. Elementët ndijues të brendshëm janë të vendosura në një trup të durueshëm polieterimidi (PEI). HI4102 është ideal për shumë aplikime në industrinë farmaceutike, në laboratorë, në trajtimin e ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza, në prodhimin e ushqimeve, pijeve dhe në procesin e printimit.

  • Sensor në gjendje të ngurtë
  • Dizajn specifik konik
  • Intervali i përcaktimit nga 0.08 në 79.910 mg/L Br-

 

Elektroda jono-selektive për jonet bromur HI4102 është një qelizë e plotë potenciometrike që përmban si elektrodë referuese elektrodën e Argjend/Klorur argjendit (Ag/AgCl) brenda një trupi plastik PEI të mbushur me elektrolitin nitrat kaliumi. Elementët e brendshëm janë të izoluar nga mostra nga një membranë e ngjeshur, e ndjeshme e bromurit të argjendit.

ISE-të në gjendje të ngurtë të Hannës janë të projektuara me një stil konik të kryqëzuar. Gjeometria konike e kryqëzuar në fund të sensorit prodhon një potencial referimi të qëndrueshëm dhe me shpejtësi të njëtrajtshme të rrjedhjes së elektrolitit në tretësirë.

Një shtypje e thjeshtë e pjesës së sipërme të ISE e bën të lehtë zbrazjen e tretësirës mbushëse të elektrolitit dhe zëvendësimin kur është e nevojshme. Në mënyrë që HI4102   të përcaktoj me saktësi bromin është e rëndësishme që forca jonike e standardeve dhe mostrës të rregullohet deri në një vlerë konstante duke marrë parasysh dhe forcën jonike të halidit (ISA). Halidi ISA siguron që koeficienti i aktivitetit është konstant dhe kështu përqendrimi i joneve bromur të lirë mund të matet. Realizimi i matjeve në një forcë jonike konstante siguron që vlera e gabimit të jetë më e vogël. HI4102 në gjendje të ngurtë mund të masë nga 1µM (0,08 mg/L) në 1M (79,910 mg/L).

Tabela e konvertimit për Br-

  Shumëzuesi

mole/L (M) në ppm (mg/L)

7.99 x 104

ppm (mg/L) në M (mole/L)

1.252 x 10-5

 

Veçoritë:

Modulet e fiksimit të sensorit

  • ISE-të e kombinuara në gjendje të ngurtë janë elektroda që zbulojnë jonet e lira në tretësirë. Komponimi ndijues, i cili është shumë i patretshëm dhe i ngjeshur është ngjitur në elektrodë në një formë ku përdorimi i saj është shumë i lehtë.

Trupi i durueshëm PEI

  • Trupi i sondës është i përbërë nga një plastikë e ngjeshur e durueshme polieterimidi (PEI).

Lidhja BNC

  • HI4102 ka një lidhës universal BNC që siguron një lidhje të lehtë me çdo matës që ka një portë hyrëse BNC.

Teoria e funksionimit

Elektroda me sensor në gjendje të ngurtë prodhon një potencial si pasojë e shkëmbimit të joneve midis tretësirës dhe membranës inorganike. Një ekuilibër vendoset si pasojë e tretshmerisë së limituar të materialit në membranë. Kur forca jonike e tretësirës fiksohet me shtimin e ISA, voltazhi është proporcional me përqendrimin e joneve të lira në tretësirë.

Specifikimet:

Specifikime Detaje
SKU HI4102
Lloji Në gjendjë të ngurtë
Intervali optimal i pH 2 në 12.5
Intervali i temperaturës 0 në 80°C
Diametri 12 mm
Gjatësia 120 mm
Materiali i sondës PEI
Kabulli 1 m koaksial
Aplikime Bime, tokë, dhe si indikator në titrim
Lidhja BNC
Të gjitha çmimet janë të përjashtuar nga TVSH dhe pa kosto transporti, përveç nëse përcaktohet ndryshe. Hanna Instruments Albania Sh.p.k. — Rr. Frosina Plaku, Pallati 21, Ap. 1 — 1023 Tirana — TVSH M11621034H ©2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara