Amoniaku High Range Checker® HC - HI733
Checker® i Hannë-s për amoniakun High Range është një matës më i avancuar në krahasim me kitet e testimit kimik dhe më pak i avancuar në krahasim me instrumentat profesionale. Kitet kimike kanë saktësi dhe rezolucion të kufizuar pasi ato mbështeten në syrin e njeriut për të dalluar ndryshimet në ngjyra. Instrumentet profesionale përfshijnë një burim drite të tillë si një llambë LED ose tungsten me një filtër dhe një detektor me sensor dritë për të përcaktuar me saktësi përqendrimin e joneve. Instrumentet profesionale ofrojnë rezolucion dhe saktësi më të madhe, por mund të kushtojnë qindra dollarë. Ky instrument përdor një dritë LED me gjatësi vale fikse dhe detektor fotografik silikoni për të ofruar saktësinë e instrumenteve profesionale me çmimin e përballueshëm të një kiti kimik.
HI733 Checker® HC (Handheld Colorimeter) ofron një mënyrë të thjeshtë, të saktë dhe me kosto efektive për të matur amoniakun. I pranishëm në ujë si një përbërës i ciklit të azotit, amoniaku ekskretohet nga kafshët dhe organizmat e tjerë si bakteret heterotrofike, aktinomicetet dhe kërpudhat gjatë metabolizmit të proteinave dhe aminoacideve. Përgjithësisht është i pranishëm në sasi të vogla në ujërat e pandotur. Nivelet më të larta tregojnë ndotje organike dhe janë toksike për jetën ujore.
Katakteristikat
- I lehtë në përdorim dhe më i saktë se kitet kimike
- I dedikuar ndaj një parametri të vetëm
- Madhësi e vogël, komoditet i madh
- Ideal për të përcaktuar cilësinë e ujit, në proceset industriale, akuakulturë
Specifikimet
Amoniaku Intervali |
0.0 në 99.9 ppm si NH₄⁺ |
Rezolucioni |
0.1 ppm |
Saktësia |
±1.0 ppm ±5% e leximit |
Metoda |
Përshtatja e Manualit ASTM të Teknologjisë së Ujit dhe Mjedisit D1426-92, Metoda Nessler. Reaksioni midis amoniakut dhe reagentëve shkakton një nuancë të verdhë në mostër. |
Lloji i baterisë |
1.5V AAA / 10,000 orë përdorim i vazhdueshëm |
Mjedisi |
0 në 50°C (32 në 122°F); RH max 95% |
Auto-off |
pas dhjetë minutash mos përdorimi |
Burimi i dritës me në fotometër/kolorimetër |
LED @ 470 nm |
Detektor i dritës në fotometër/kolorimetër |
fotocelulë silikoni |
Dimensionet |
86.0 x 61.0 x 37.5 mm (3.4 x 2.4 x 1.5”) |
Pesha |
64 g (2.3 oz) |
Informacione për porosi |
HI733 Checker® furnizohet me (2) kyveta për mostrat me kapak, kite me reagentë për amoniakun për 25 teste (1 shishe HI733A-0 dhe 1 shishe HI733B-0), bateri dhe udhëzime. |